Prezantimi i programimit

#karriera #programim #mesime


Hyrje #

Para se të flas për programim, së pari do të flas përse ekziston programimi.

Programimi është i popullarizuar për një arsye, ai bën një punë siç i keni thënë, pa patur nevojë për pauzë, dhe e kryen më shpejtë se një përson.

Të gjithë po përpiqen të zëvendësojnë punën manuale të njeriut me automatizim ose programimin te proceseve të ndryshme, kështu që nëse je pronar i një kompanie të madhe, atëherë mund të bësh analiza dhe të zbulosh se cilat procese mund të automatizohen për ta bërë prodhimin më produktiv.

automation

p.sh. Nëse një mjekut i kushton shumë për të thirrur klientët në telefon për të konfirmuar ardhjen, atëherë e ndërton një platformë ku ata mund të rezervojnë dhe konfirmojnë ardhjen.

Pra, programimi ekziston për të ndihmuar një biznes apo ndërmarrje të bëjë diçka me saktesi the shpejtsi.

Çka është programimi? #

Programimi përbëhet thjesht nga një ose më shumë algoritme ose komanda, të cilat komunikojnë me njëri-tjetrin për të kryer një detyrë, të cilën, programuesi e programon. Ka disa gjuhë që kompjuteri i kupton dhe ju mund të zgjidhni njërën prej tyre për të programuar një program të thjeshtë.

#include <stdio.h>

int main() {
    printf("Programi i pare");
    return 0;
}

Ky është një program i thjeshtë i shkruan në gjuhën c që shfaq në ekran “Programi i parë”.

<?php

echo "Programi i pare";

Ky është një program i thjeshtë i shkruar në PHP që shfaqë në shfletues “Programi i parë”.

Çka më duhet për të filluar? #

Vetëm për të provuar pa instaluar asgjë, mund ta provoni edhe nga telefoni në këtë faqen të internetit dhe atje mund të shkruani diçka në thonjëza për ta ndryshuar përmbajtjen.

Dhe klikoni RUN në butonin kaltër për të parë rezultatin.
Këta hapa i tregojnë këtij programi se çfarë të bëjë, në këtë rast programi i parë do të printoj një tekst.

Disa platforma të tjera online:

  1. https://www.ideone.com/
  2. https://replit.com/
  3. https://www.onlinegdb.com/
  4. https://www.jdoodle.com/
  5. https://www.programiz.com/c-programming/online-compiler/

Mund ta gjeni edhe në videot e kaluara se si mund ta përgadisni kompjuterin tuaj, për ta egzekutuar PHP kodin duke përdorur Docker.

Në artikujt e radhes do të shihni se si ta përgadisni kompjuterin tuaj për të filluar me PHP.

Kompjuteri dhe numrat binarë #

Kompjuteri përbëhet prej pjesëve harduerike, ku ato pjesë komunikojnë në mes vete për ta kryer një punë. Gjuhën që kompjuteri e përdor për të komunikur me pjesët harduerike është përmes numrave binarë.

Sistemi i numrave binar përbëhet nga zero 0 dhe njësitë 1, për kompjuterin ka energji elektrike është 1 dhe nuk ka 0. Në këtë mënyrë kompjuteri mund të komunikoj përmes elektricitetit në gjuhën binare.

Pra, çdo program që shkruhet, gjithashtu përkthehet në numër binar nga një përpilues dhe më pas kompjuteri e kupton atë gjuhë. Në vijim do ta shihni dy shembuj të numrave binarë në decimal.

Shembull se si reprezentohen dy numra binarë respektivisht. binar Imazhi më lartë e reprezenton numrin zero.

binar Imazhi më lartë e reprezenton numrin gjashtë.

Si funksionon programimi #

Në vijim do të shihni një vizualizim se si funksionon programimi.
Mendoni për karakterin si kompjuterin tuaj, kështu që ai nuk e ka idenë se çfarë pune do të bëjë dhe jeni ju ai që do ta urdhëroni të kryejë detyra të thjeshta.

Mund ta provoni kete ne ipad ose mac permes ketij linku ose permes online platformes se MIT

Cilat janë karrierat që mund ti ndjeki? #

Për t’u bërë programues mund të zgjidhni karriera të ndryshme në programim.

  1. Zhvillues i Ueb
    • Front end
    • Back end
    • Full stack
    • Infrastructure Dev
  2. Zhvillues i Telefonave
    • Android
    • iOS (Apple)
    • Fluttr Dev
    • React native
    • Tester
  3. Industria Lojrave
    • Unity developer
    • Unreal Engine Developer
    • Cry Engine Developer
    • Tester
  4. Robotika
    • Tester
    • Automation Developer
    • RPA Developer

Pastaj pozicioni që mund të merrni pas disa viteve përvojë, secila prej tyre vazhdon në nivele të ndryshme prej fillestar deri në udhëheqës i ekipit ose menaxher.

Konkluzioni #

Pra, një karrierë si programues mund të jetë shumë e frytshme si intelektualisht ashtu edhe financiarisht.
Kjo ju jep përvojë dhe mundësi për të punuar me njerëz në mbarë botën, e cila është një përvojë unike.
Të mundëson të arrish shumë në jetë edhe pse nuk ke kryer asnjë shkollë.