Sa numra mungojnë?


Problemi #

Nëse jepet një vektor me numra të pa renditur, ju duhet ta gjeni numrin më të vogël dhe atë më të madh. Pasi të gjendet vlera më e vogël dhe ajo më e madhe, duhet ta gjeni se cilat numra mungojnë në renditje.

Shembull:

  • Për v = [1,2,7,8,3] rezultati nga metoda është zgjidhja(v) = 3, sepse në vektor mungojnë 4,5 dhe 6.
  • Për v = [4,9,7] rezultati nga metoda është zgjidhja(v) = 3, sepse në vektor mungojn 5,6 dhe 8.

Shkruani logjikën mbrenda metodës zgjidhja.

function zgjidhja(array $v): int {
    // shkruaj Logjikën                        
}

Mund ta përdorni këtë test kodin që siguron që disa shembuj të thjeshtë kalojnë.


function zgjidhja(array $v): int {
    // shkruaj Logjikën                        
}

assertEquals(3, zgjidhja([6, 2, 3, 8]));
assertEquals(2, zgjidhja([0, 3]));
assertEquals(0, zgjidhja([1]));

function assertEquals($ex, $res) {
	if ($ex !== $res) {
		echo "Deshtoj...  \n";
		exit;
	}
	echo "Kaloj\n";
}

Një vegël për të shkruar kodin online: http://phptester.net/.

Postojeni zgjidhjen në koment 👇